Parathënia e librit: “Deshifrimi i krimit të organizuar shqiptar: Kultura, politika dhe globalizimi” Nga Jana Arsovska
Filozofi romak, Marcus Tullius Cicero një herë shkruajti: “Në kohë lufte, ligjet heshtin” (Silent leges inter arma). Vetëm forca, fuqia fizike dhe pushteti mund të vendosin “të drejtën morale”. Përdorimi i dhunës fshihet gjithmonë prej gënjeshtrave, dhe gënjeshtrat mbahen prej dhunës. Në Ballkan, vitet 1990 do të kujtohen si “dekada e tmerrshme”: një dekadë me ligje të heshtur, luftëra të përgjakshme, mashtrime dhe krime.
Unë isha vetëm 11 vjeçe kur Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë, u zhyt në një konflikt shkatërrimtar. Njerëzit që kishin shumë për të humbur, prej tranzicionit paqësor drejt demokracisë e tregut të lirë, e “vranë” Jugosllavinë; Federata nuk pati një vdekje natyrore, apo të pashmangshme nga pikëpamja historike…
[real3dflipbook id=”417″]
Decoding Albanian Organized Crime
Culture, Politics, and Globalization
Jana Arsovska (Author)
University of California Press
Paperback, 312 pages
ISBN: 9780520282810
February 2015