Një ortek ka goditur resortin e skive në alpet francezëë Tignes mëngjesin e kësaj të marte. Deri tani është raportuar se bora nga mbuluar disa persona që ndodheshin në pistë, ndërkohë operacioni për shpëtimin e tyre është penguar nga moti i keq dhe shikimi i dobët. Kjo ka penguar fluturimin e helikopterëve mbi zonë.
Orteku ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe ka përfshirë të gjithë zonën e Val Claret.
“Sipas dëshmitarëve ka shumë njerëz nën ortek”- ka thënë një zëdhënës i policisë.
Niveli i paralajmërimit në Tignes këtë të martë ishte katër nga pesë që është maksimumi, që do të thotë se mundësia për një ortek ishte e lartë. Rreth një muaj më parë një tjetër ortek ka goditur këtë zonë, ku mbeten të vdekur katër persona. /opinion.al