Delfinët mbetën të bllokuar në një zonë bregu të njohur si “El Doradillo”, breg i Gjirit të Ri në gadishullin Valdes, afër portit, Puerto Madryn, në Argjentinë. Kjo dukuri e pazakontë u denoncua nga një çift tek po ecte dhe pa së largu shumë pulëbardha që fluturonin në atë zonë. Njoftuan rojen bregdetare që dha ndihmën e shpejtë për të shpëtuar disa ekzemplarë. Të tjerët do të vendosen në dhoma frigorifike për autopsi dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Mariano Coscarella nga ekipi teknik i Cenpat, organizëm që varet nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore dhe Teknike (Conicet) tha: “Ngushëllohemi pak se mundëm të shpëtojmë 12 ekzemplarë”. Ai tha se sipas eksperiencës së tij nuk kishte parë një shtrirje masive të këtyre karakteristikave. Kështu ai nuk rrezikoi të përvijojë shkaqet që i çuan delfinët në këto brigje. Të tjerë shpjegojnë që shkaqet mund të variojnë, por njëra mund të jetë çorientimi, çka është pak e ngjashme, por jo e pamundur dhe tjetër arsye është se mund të jetë një grumbullim i delfinëve nga ndonjë sulm i balenave. / bota.al
1 minute read