Një tragjedi është shënuar mbrëmjen e djeshme në Georgia të SHBA-ve. Një person i armatosur kreu vetëvrasje pasi vrau 4 persona duke përfshirë ish-gruan, të dashurin e saj dhe dy fëmijët e tij. dhe plagosi dy të tjerë. Agresori shtiu mbi 7 persona. 2 persona janë të plagosur. Ka qenë një fqinjë e familjes e cila mori në telefon policinë duke thënë se kishte dëgjuar një seri të shtënash në shtëpinë ngjitur. Me të arritur në vendngjarje, policët thanë se kanë gjetur të vrarë disa persona brenda dhe jashtë shtëpisë. Policia tha se vrasjet kanë ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve brenda familjes.
Less than a minute