Zodiak MeB

Trazira për Binjakët, rikthehet humori i Virgjëreshës, kujdes Ujori! Horoskopi i sotëm, 18 shkurt 2019

Dashi

Urani do ju bëjë shumë pragmatikë gjatë kësaj dite. Nëse nuk doni të keni probleme serioze duhet të bëni patjetër ndryshime. Nëse keni një lidhje mos mendoni të filloni një aventure tjetër sepse kjo do e shkatërronte menjëherë atë që keni ndërtuar deri më sot. Nëse kërkoni risi flisni me partnerin dhe ai do ua plotësojë dëshirat. Ju beqarët do ja kaloni mirë edhe vetëm dhe nuk do mërziteni aspak. Në punë do keni një vizion më të qartë të gjërave dhe do jeni shumë të matur kur të veproni. Për fat të mirë gjithçka do ecë si duhet. Financat do jenë më të stabilizuara se më parë kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim të vogël.

Demi

Yjet do ju mbështesin jashtëzakonisht sot dhe do jeni mjaft kreativë. Do ndiheni më të çliruar dhe do shpreheni gjithashtu pa dorashka. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e qetë, por nuk pritet të ketë asgjë spektakolare. Jetojeni jetën si t’iu vijë pa u stresuar e pa menduar për të ardhmen e largët. Ju beqarët do jeni joshës e do merrni propozime, por nuk do jeni në humor të mirë për të dalë me ta. Do keni nevojë për më shumë kohë. Sipas Dritare.net, në punë imagjinata juaj e zhvilluar do bëjë që arrini të dilni edhe nga situatat më të vështira. Gjithçka do jetë e mundur sot. Ndikimi i Hënës do jetë negativ tek financat. Ekuilibri juaj do tronditet jashtë masa sidomos nga shpenzimet e tejskajshme.

Binjakët

Shumë planetë do përplasen gjatë kësaj dite duke shkaktuar trazira të njëpasnjëshme në jetën tuaj. Do i prishni edhe marrëdhënien me disa persona të afërt. Nëse keni një lidhje ka rrezik që monotonia dhe trishtimi ta pushtojnë marrëdhënien tuaj. Do bënit mirë të mos e humbnit komunikimin me njëri-tjetrin dhe të mos merrnit vendime të nxituara. Urani do jetë planeti që do favorizojë takimet sentimentale dhe do ua bëjë ditën më të bukur ju beqarëve. Përfitoni sa më shumë që të mundni. Në punë përveçse do lodheni shumë do ju duhet të duroni edhe tekat e shefave. Mund t’iu kërkohen gjëra vërtet delikate. Perspektivat financiare duken të shkëlqyera.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me të gjitha situatat që do ju vijnë dhe shpirti analitik do ju ndihmojë tej mase. Ju që keni një lidhje Venusi do ua mbrojë jetën sentimentale. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i harroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Ju beqarët duhet të bëni kujdes kur të joshin. Jo të gjithë personat kanë të njëjtin tip dhe jo të gjithë janë njerëz të mirë. Në punë do jeni shumë të interesuar për të provuar sfida të reja dhe pavarësisht lodhjes dhe vështirësive keni për t’ia dalë mbanë. Po vazhduat kështu e ardhmja ka për të qenë shumë më e bukur. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes kur të shpenzoni.

Luani

Do kërkoni qetësi gjatë kësaj dite dhe Hëna do ju ndihmojë ta gjeni. Bëni vetëm kujdes mos izoloheni shumë nga bota sepse mund të bini shpejt në depresion. Nëse keni një lidhje, falë ndikimit pozitiv të planetëve nuk do keni as probleme dhe as vështirësi në marrëdhënien që keni krijuar. Gjithçka do ecë si çdo ditë. Ju beqarët do merrni disa propozime të veçanta nga të cilat duhet të përfitoni sa të mundni. Dashuria do lindë pak nga pak. Në punë, edhe pse nuk do keni energjikë e zakonshme, në përgjithësi gjërat do ju ecin mirë. Mos u nxitoni për asgjë. Në planin financiar nuk do ketë as probleme të mëdha, por as përmirësime të dukshme. Mundohuni të ruani ekuilibrin.

Virgjëresha

Më në fund pas kaq kohësh do ju rikthehet humori dhe do jeni më optimistë sot. Keni për ta parë që në mënyrë gjërat do ju ecin akoma më mirë. Për ju që jeni në një lidhje, tensioni do fillojë të shuhet, por mos prisni që partneri t’iu hidhet në qafë dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjithçka do rregullohet me kalimin e ditëve. Ju beqarët nuk do jeni shumë të interesuar për dashuriçka kalimtare dhe do jeni serish vetëm. Në punë keni lënë pezull goxha projekte kështu që filloni t’i vini ato sa më parë në zbatim pa humbur akoma kohë. Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Kujdes me shpenzimet që do bëni.

Peshorja

Gjatë kësaj dite, në shumë momente do e keni të vështirë t’i matni emocionet dhe kjo gjë mund të sjellë si çaste të lumtura ashtu edhe tension. Ju të dashuruarit do keni një ditë të tejmbushur me diskutime. Do filloni të mendoni më tepër për të ardhmen dhe do bëni projekte afatgjata. Të dy do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa dhe të provoni. Ju beqarët nuk do keni asgjë më tepër se disa njohje të reja. Në punë nuk do jeni në një mendim me kolegët dhe ka mundësi që gjërat t’iu vështirësohen pak. Sido që të jetë duhet të jeni më të duruar dhe do ja dilni. Sipas Dritare.net, financat do jenë goxha të stabilizuara dhe kjo do iu qetësojë pa masë. Mund ta blini atë që keni menduar prej kaq kohësh.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe do merrni vendimet e duhura. Për ju të dashuruarit, pas një kohe të gjatë qetësie, pasioni do rindizet dhe do ja kaloni për mrekulli me partnerin tuaj. Do përjetoni sërish emocionet e fillimit të lidhjes. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjëri nga personat nuk do ua mbushë mendjen për t filluar angazhime serioze. Në punë do e keni çdo gjë në vijë, por nga ana tjetër do keni dëshirë të madhe për të mësuar edhe gjëra të reja. Do i dëgjoni me shumë kërshëri kolegët. Për planin financiar do jetë ditë e vështirë. Mundohuni të ulni sa të mundni shpenzimet.

Shigjetari

Në shumë momente humori do ju ndryshojë gjatë kësaj dite dhe do i mendoni shumë ndryshe gjërat nga momenti në moment. Do jetë paksa e vështirë që t’iu ndjekin. Klima për ju të dashuruarit do ngrohet mjaft gjate. Në disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente të zjarrta me partnerin. Venusi do ndikojë pozitivisht tek jeta e ju beqarëve. Do jeni më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Në punë do keni arritje shumë të mëdha dhe të gjithë do ju flasin me superlativa. Do dini përherë të bëni zgjedhjet më të mira. Në planin financiar çdo gjë do ndodhë si me magji. Jo vetëm që të gjitha problemet do rregullohen, por do ketë edhe përmirësime.

Bricjapi

Ka rrezik që Hëna t’iu bëjë të paqëndrueshëm gjatë kësaj dite dhe nuk do i gjykoni mirë gjërat para se të veproni. Nëse jeni në një lidhje do ketë disa incidente të vogla ndërmjet jush dhe partneri, por gjithçka do rregullohet shpejt. Humori juaj do ndryshojë shpesh dhe për këtë arsye do ndodhin mosmarrëveshje. Për ju beqarët nuk do mungojnë flirtet. Në përgjithësi dita do jetë emocionuese dhe me disa risi mjaft të këndshme. Në punë do keni shumë dëshirë për ndryshime dhe ajër. Gjithësesi mirë është të mos veproni kuturi sepse mund të bëni gabime me pasoja të rënda për të ardhmen. Sektori i financave do jetë gjate gjithë kohës i mbrojtur dhe nuk priten probleme.

Ujori

Bëjini sytë katër gjatë kësaj dite dhe mos bëni asnjë veprim të nxituar nëse nuk doni të vuani. Ju të dashuruarit edhe njëherë tjetër duhet të tregoheni vigjilentë dhe të mos hidhni hapa të nxituara. Mos ia vini re partnerit disa kritika që do iu bëjë sepse ai do i thotë pa u menduar. Për ju që jeni ende beqarë ka për të qenë një ditë e qetë dhe pa takime. Shfrytëzojeni për të qëndruar me miqtë ose me familjarët. Në punë keni për të kaluar një ditë të qetë  dhe do dini si t’i organizoni gjërat më së miri. Falë edhe ndihmës së bashkëpunëtorëve çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet bëjini me kursim.

Peshqit

Çdo gjë ka për të qenë normale gjatë kësaj dite dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Do jeni gjithë kohës të përgjegjshëm dhe të matur. Për te gjithë ju që jeni në një lidhje ka për të qene një ditë pozitive. Çdo gjë do shkojë siç e kishit menduar dhe nuk do konfliktoheni me të dashurin e zemrës. Ju beqaret do krijoni miqësi të reja dhe një prej tyre shumë shpejt do shndërrohet në diçka më tepër. Në punë keni për të shkëlqyer dhe nga gjithë arritjet do merrni përfitimet për të cilat jeni munduar gjithë këto kohë. Nëse financat nuk janë në gjendjen më të mirë, mos ngurroni të kërkoni borxhet që iu kanë marre disa miq. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button