Bota

Tre skenarë, se si hacker-ët mund të “hedhin në erë” zgjedhjet në SHBA

screen-shot-2016-10-23-at-7-56-35-pm

Në mesin e tetorit, “hackeri etik” veteran, Scot Terban, parashtroi tre skenarë se si Rusia mund të zhysë në kaos zgjedhjet në Amerikë: duke manipuluar numërimin e votuesve, listat e votuesve dhe makinat e votimit.

Në skenarin e parë, “janë futur duart në makinat e votimit ose kanë ndëhyrë tek kodet elektronike”, për të prodhuar rezultate tejet të papritur. Rezultati: Besimi në sistemin zgjedhor bie shumë, thotë Terban. Në këtë rast, kandidatët dhe publiku do të kërkonin rinumërim të votave, duke vonuar rezultatin me muaj të tërë dhe duke e dëmtuar edhe më tej besimin tek makineritë elektronike, raporton bota.al

Në skenarin e dytë, votuesit do të shfaqeshin në qendrat e votimit, por do të shihnin të dhënat e tyre personale të fshira apo të ndryshuara. Demokratë të renditur si republikanë dhe e anasjellta. Adresat janë të pasakta ose mungojnë. Ata nuk mund të votojnë. “Deri sot, me sa di unë, nuk ka sisteme që të dërgojnë një email kur bëhet një ndryshim në statusin tuaj të votimit”, thotë Terban. “Mendojeni pak, sa njerëz kontrollojnë para se të shkojnë të votojnë?” Eshtë një metodë që në sistemin amerikan nuk është se s’është përdorur. Ka ndodhur përshembull me ndryshime lagjesh në një mënyrë që skualifikon disa votues në ditën e votimit.

Skenari i tretë për paralizimin e zgjedhjeve në Amerikë, sipas hackerit, u testua nga Rusia në Ukrainë, duke futur “viruse në makineritë elektronike që i dëmtuan ose i mbyllën fare. Nëse kjo do të ndodhte në sistemin elektronik amerikan, do të shkaktonte ndërprerje dhe marrje masash emergjente. Përballë vonesave të mëdha, shumica e votuesve do të largoheshin. Dhe besimi në sistemin zgjedhor, elektronik ose jo, do të shkatërrohej. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button