Bota

Tronditet Italia nga tërmeti. Ka të zhdukur. Foshnja 17-muajsh nxirret gjallë

Dy gra kanë vdekur dhe 26 persona janë plagosur pasi një tërmet tronditi ishullin vullkanik afër Napolit në Itali.

Tërmeti, i cili rezultoi 3.6 i shkallës Richter, goditi vendin turistik të Ischia, pranë Napolit, të hënën në mbrëmje duke shkaktuar rrënimin e disa ndërtesave.

Filmimet dhe fotografitë që vijnë nga mediat ndërkombëtare tregojnë rreth gjashtë ndërtesa si dhe një kishë në qytetin e Casamicciola të shembura. Disa persona mbeten të zhdukur nën rrënoja.

Mediat italiane raportojnë se është nxjerrë i gjallë një fëmijë 17 muajsh, por dy vëllezërit e tij ende janë nën rrënoja, te moshes 3 e 5 vjec.

Leave a Reply

Back to top button