Bota

“Administrata ime po ecën si një makinë e përsosur. Nuk do ju them se ç’do të bëj me Korenë e Veriut. As me Iranin”

Presidenti Trump u tha gazetarëve se administrata e tij po funksionon si një makinë e përsosur, pas dorëheqjes këtë javë të këshilltarit të sigurisë kombëtare dhe tërheqjes së kandidatit të tij për Sekretar të Punës.

“Administrata po ecën si një makinë e përsosur”, tha Trump. “Pavarësisht faktit që nuk më miratohet Kabineti, dhe ata janë njerëz të mrekullueshëm”.

10 nga 22 emërimet në nivel kabineti ende nuk janë emëruar, numri më i madh ky pas katër javësh presidencë në historinë e SHBA. “Unë kam punuar gjithashtu që të instaloj një kabinet, pavarësisht pengesave dhe vonesave të demokratëve në Senat”, tha ai.

“Hap televizorin, hap gazetat dhe shoh lajme për kaos. Kaos. Kur në fakt është krejt e kundërta”.

Nuk do ju them se çfarë do të bëj me Korenë e Veriut. As me Iranin

“Unë nuk do të bëj si paraardhësit e mi, që thoshin: Për tre javë do sulmojmë Mosulin. Për një javë do sulmojmë Mosulin. Jo. Nuk është ky stili im.

Unë nuk do ju tregoj se çfarë do të bëj me Korenë e Veriut. Nuk do të dëgjoni nga goja ime t’ju them se çfarë do të bëj me Iranin. Sepse nuk duhet që ata ta dëgjojnë, është shumë e thjeshtë.

Unë nuk ju them se çfarë do të bëj me anijen ruse pranë brigjeve amerikane. Harrojeni”, kështu ka deklaruar Presidenti i SHBA, Donald Trump sot, gjatë një konference shtypi me gazetarët.

“Do i kapim autorët e rrjedhjes së lajmeve!”

“Ka filluar të hidhet dritë mbi qeniet neveritshme përgjegjës për rrjedhjet e lajmeve! Do të kapen”. Kështu ka shkruar presidenti amerikan Donald Trump në Twitter.

Disa ligjvënës republikanë të spikatur kanë bërë thirrje për një hetim për rrjedhjen që çoi në dorëheqjen e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Në një tweet, presidenti amerikan, shkroi: «Rrjedhja e informacionit, madje edhe për informata të ndjeshme, ka qenë një problem i madh në Uashington për shumë vjet. E falimentuara New York Times (dhe të tjerët) do të duhet të kërkojnë falje”./bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close