Bota

Trump do të denoncojë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Donald Trump ka ndërmend të njoftojë javën e ardhshme se ai nuk do të çertifikojë respektimin nga Irani të marrëveshjes bërthamore, duke argumentuar se nuk është në interes të SHBA dhe do ia kalojë topin Kongresit. Lajmin e përcjell Uashington Post, duke cituar njerëz të informuar për strategjinë në zhvillim të Shtëpisë së Bardhë për Iranin. Trump do të mbajë një fjalim me sa duket në 12 tetor, duke përshkruar një strategji më të gjerë për t’u përballur me vendin, të cilin e akuzon për sponsorizim të terrorizmit dhe destabilizim të rajonit.

“Nëse Shtetet e Bashkuara e lënë marrëveshjen për energjinë bërthamore dhe të tjerët bëjnë të njëjtën gjë, marrëveshja do të përfundojë, por nëse vetëm SHBA do ta bëjnë këtë, komiteti ynë i monitorimit do të marrë një vendim për të”, deklaroi Shefi i Agjencisë Atomike të Iranit, i intervistuar nga televizioni publik iranian (Irib), para daljes së lajmit në Uashington Post. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button