Presidenti Donald Trump nënshkroi një dokument që i hap rrugën tarifave të reja me vlerë 50 miliardë dollarë ndaj importeve kineze, si dhe të kufizojnë investimet e Kinës në SHBA, si përgjigje ndaj atyre që supozohet të kenë qenë vite të vjedhjes së pronës intelektuale.
Sipas BBC, Shtëpia e Bardhë ka thënë se hapat janë të nevojshëm për luftuar konkurencën e padrejtë të Kinës.
Po ashtu është thënë se këto masa vijnë pas shumë viteve bisedime të cilat nuk kanë rezultuar me sukses.
Ndërsa Kina në anën tjetër ka thënë se është e gatshme për t’u hakmarrë me “masa të nevojshme”.
Sanksionet e fundit kanë ngritur frikën e një lufte tregtare globale.
Tregjet e aksioneve në SHBA u mbytën të enjten, pasi investitorët iu përgjigjën njoftimit.
tha se Shtetet e Bashkuara duan që të zhvillohet tregti reciproke dhe të ketë një marrëveshje për tarifat me Kinën dhe me vende të tjera.
“Ne kemi folur me Kinën dhe tani jemi në mesin e një raundi të gjerë negociatash”, ka thënë Trump në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka nënshkruar një memorandum lidhur me aktivitetet në këtë drejtim.
“Do të shohim se ku do të na dërgojë”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. “Mund të jetë rreth 60 miliardë dollarë,” tha Trump për tarifat.
“Por kjo është me të vërtetë vetëm një pjesë e asaj për të cilën po flasim”, tha ai.
Tarifat vijnë pas një hetimi të politikave kineze për të cilin ka dhënë urdhër presidenti Trump në muajin gusht.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se të dhënat kanë rezultuar me një varg të praktikave “të padrejta”.
Në këtë raport po ashtu ka pasur të dhëna se Kina ka vënë kushte të padrejta drejt kompanive amerikane, si dhe elemente të mbështetjes së sulmeve kibernetike.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka përgatitur një listë prej më shumë se 1,000 produkteve të cilat mund të shënjestrohen nga tarifat.
Bizneset do të kenë mundësi të komentojnë para se lista finale të fillojë zbatimin. / (TemA TV)