Presidenti amerikan Donald Trump ka promovuar, për disa javë, përdorimin e hidroksilkolinës, si një ilaç që mund të zvogëlojë simptomat e koronavirusit. Presidenti, i cili është 73 vjeç, tha që atij iu dha OK nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë për të marrë ilaçin, edhe pse nuk ka asnjë provë mjekësore që ndihmon pacientët të shërohen nga sëmundja. Muajin e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A. tha që hidroksilkroina “nuk ishte treguar e sigurt dhe efektive për trajtimin ose parandalimin e Covid-19”. Ajo lëshoi një paralajmërim se disa njerëz mund të pësonin probleme serioze në ritmin e zemrës si rezultat i marrjes së tij në kombinim me ilaçet e tjera.
Trump, i cili thotë se nuk ka pasur ndonjë simptomë të sëmundjes, bëri njoftimin e tij të befasishëm pas një takimi me drejtuesit e restoranteve, për ndikimin e virusit. Komentet e presidentit befasuan madje edhe përkrahësit e tij më të zjarrtë. Menjëherë pas fjalëve të Z. Trump, një prezantues në rrjetin Fox News, i cili përgjithësisht është i lidhur politikisht me presidentin, lëshoi një paralajmërim të ashpër për shikuesit e tij. Duke përmendur një studim qeveritar, Neil Cavuto tha se ilaçi do të vriste njerëz me probleme mjekwsore siç janë problemet e frymëmarrjes dhe sëmundjet e zemrës.
1 minute read