Bota

Trump: “Sadami, shumë i mirë për të vrarë terroristët”

Screen Shot 2016-07-06 at 09.10.37

Donald Trump ka lavdëruar përsëri mizorinë e ish-presidentit irakian Sadam Husein, duke e quajtur atë “shumë të mirë” për të vrarë terroristët.

“Sadam Huseini ishte një i keq, apo jo? – tha ai gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut – por a e dini ç’ka bërë mirë? K vrarë terroristët, dhe e ka bërë shumë mirë. Nuk ka lexuar të drejtat e tyre, ata as nuk kanë folur ishin terroristë, dhe kaq mjaftonte”.

Më parë, Trump kishte pohuar se bota do të ishte “më mirë për 100 për qind”, në qoftë se diktatorët si Huseini apo Gadafi i Libisë do të ishin ende në pushtet. Një zëdhënës i Hillary Clintonit është përgjigjur në një deklaratë se “elozhet e Trumpit për tiranët brutale duket se nuk kanë kufij” dhe se deklaratat e tij “tregojnë se sa mund të jetë i rrezikshëm ai, në rolin e “Komandantit të Përgjithshëm”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button