Bota

Trump shkruan gabim emrin e Melanisë, në një status që bëri për kthimin e saj nga spitali

Melani Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë këtë të shtunë nga një javë  trajtimi për veshkën e saj, mungesa e gjatë e së cilës filloi të ngrinte pyetje rreth seriozitetit të komplikacionit në këtë anolami shëndetësore.

Zëdhënësja e saj, Stefani Grisham, nuk iu dha asnjë detaj rreth kësaj çështjeje duke cituar të drejtat e Trump për privatësi.

Donald Trump e dha lajmin e kthimit të saj në Shtëpinë e Bardhë nëpermjet një postimi në Tweeter, në të cilin emrin i saj ishte shkruar gabim.

“Është kënaqësi e madhe për ne që Zonja e Parë më e jashtëzakonshme është kthyer në shtëpi,“ shkroi Trump.“Melanie ndihet më mirë dhe po ia del mbanë për bukuri. Faleminderit për të gjithë ata që u lutën për ne dhe ju uroj gjithë të mirat!“

Postimi u shpërnda shpejt por me në qendër të vëmendjes jo më shëndetin e Zonjës së Parë, por për faktin që ai shkroi gabim emrin e gruas së tij./The Guardian-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button