Bota

Trump – Xi Jingping: Nga Kimi, tek tregtia dhe Taivani, “menuja” presidenciale në Mar-a-lago

Ndryshe nga shumica e vizitorëve në rezortin luksoz të Mar-a-lagos, dy prej politikanëve më të fuqishëm në botë nuk mund të krijojnë lidhje, përmes alkoolit apo golfit, gjatë takimit të tyre këtë javë. Donald Trumpi është i çmendur pas golfit, ndërsa Xi Jinpingu nuk e sheh dot me sy, pasi Partia e tij Komuniste e ka ndaluar sportin “elitist”.

Kur të dy të ulen nesër së bashku, një listë mosmarrëveshjesh të hershme do të jenë në kryezë. Ka shumë pak shpresë për një kthesë të menjëhershme. Megjithatë, të dy palët duken të gatshme të shmangin kritikat në publik. Presidenti Trump ka akuzuar më parë Kinën se ka “përdhunuar” SHBA me politikat e veta tregtare. Javën e kaluar, ai parashikoi një takim “të vështirë” me Presidentin Xi, për shkak të defiçitit të madh tregtar të Amerikës me Kinën. Megjithatë, Trumpi ende mund të mos vërë në zbatim premtimin e tij për tarifa 45 cent mbi eksportet kineze. Thesari i SHBA nuk ka ofruar prova që mbështesin deklaratën e Trumpit, se Pekini manipulon monedhën e vet. Kjo çështje pra, mund të arkivohet.

Qëllimi krysor i Presidentit Xi është që të “përmirësojë atmosferën mes Uashingtonit dhe Pekinit dhe të shtyjë në kohë, masa të mundshme ndëshkuese si ato mbi tregtinë dhe financën”, sipas Shi Yinhong, që drejton Qendrën për Studime Amerikane në Universitetin Popullor të Pekinit.

KOREA E VERIUT

Kina vazhdon të ofrojë mbështetje dhe është e qartë se preferon më mirë status quonë e paqëndrueshme, edhe pse kapacitetet e armatimit të Kim Jong un janë rritur ndjeshëm, se sa idenë e një Koreje të bashkuar e të mbështetur nga SHBA në kufirin e saj. Xi preferon bisedime dhe jo sulme nga SHBA dhe ka shprehur gatishmërinë t’i organizojë bisedimet. Të dy kërkojnë një gadishull pa armë bërthamore. Kina pretendon se influenca e saj është e kufizuar dhe se Uashingtoni vë në rrezik paqen rajonale, me sistemin e vit antiraketë në Korenë e Jugut.

DETI I KINES SE JUGUT

Me miliona tonë beton nën portet dhe pistat ajrore të “ishujve” të rinj, Pekini ka sinjalizuar qëllimin e vet për të pretenduar pothuaj gjithë Detin e Kinës së Jugut. SHBA mund të kërkojë të bllokojë qasjen e kinezëve në këto zona, por duket një hap i madh, pa rrezikuar konfliktin.

TAIVANI

Presidenti Xi kërkon dy gjëra, sipas Shen Dingli, një ekspert marrëdhëniesh ndërkombëtare në Universitetin Fudan në Shangai: ndalimin e tarifave ndëshkuese mbi importet kineze dhe ripohimin nga ana e Trumpit, të pozicionit të Uashingtonit për Një Kinë, duke i mohuar kështu çdo lloj statusi zyrtar ishullit të Taivanit. Ndërkohë që Trumpi prishi precedentët duke folur me presidenten e Taivanit, Tsai Ing-ven, ai më vonë e pranoi formulën Një Kinë, gjatë një bisede telefonike me Presidentin Xi.

E ARDHMJA

Zyrtarët kinezë i druhen paqëndrueshmërisë në marrëdhënie, teksa administrata Trump zbulon një mungesë komande qendrore dhe koordinimi, sipas Shi Yinhong. Për takimin e kësaj jave, “pritshmëritë mund të jenë të larta, por arritjet mesatare”, thotë Sun Zhe, një profesor i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Tsinghua në Pekin. Presidenti Xi “është shumë i vetëdijshëm për karakterine  Trumpit dhe personalitetin e tij”, thotë Sun. “Ai nuk do të ndihej i sikletosur, nëse disa fjalë të këqia do të dilnin nga goja e Donald Trumpit. Presidenti Xi e bëri këtë udhëtim dhe ai i kupton pasojat”. The Times – bota.al

Leave a Reply

Back to top button