Bota

Trump zbulon planin për uljen me 20% të taksës për korporatat

Donald Trump dje zbuloi një përmbledhje të planit të reformës tatimore, që ai premtoi gjatë fushatës së tij, duke përfshirë një shkurtim ambicioz prej 20 përqind të taksës për disa biznese. “Sipas planit tatimor Trump do të kemi një shkurtim masiv të taksave, si dhe reformë e thjeshtësim masiv të taksave”, tha sekretari i Thesarit Stiven Mnuchin në një konferencë shtypi.

Ky “shkurtim masiv i taksave” zvogëlon normën e taksës së biznesit në 15 për qind, shumë poshtë nga një maksimum prej 35 për qind. Plani – i cili deri më tani përbëhet nga një faqe e vetme pikash – gjithashtu shton zbritjet standarde të taksave për individët, duke ofruar lehtësim modest për familjet me të ardhura mesatare.

Z. Mnuchin përshëndeti planin si “ulja më e madhe e taksave dhe reforma më e madhe e taksave në historinë e vendit tonë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button