Analiza

Trumpi nuk është diktator

Pas nëntë javësh, “kontrollet dhe ekuilibrat normale të sistemit amerikan po funksionojnë pothuaj në përsosmëri”. Gjykatat kanë bllokuar urdhërin e tij për imigrimin; Kongresi hodhi poshtë ligjin për kujdesin shëndetësor që Trumpi mbështeste; dhe FBI, si edhe komisioni i inteligjencës në Kongres janë duke hetuar lidhjet e ekipit të fushatës së Trumpit, me Rusinë. Ndërkohë, qeveria federale po “nxjerr jashtë informacione, si një çadër në një muson” dhe Trumpi “ka mbulimin më të keq mediatik të një presidenti, që nga ditët e fundit të Richard Nixonit”

“Kaq e pat edhe Donald Mussolini”, shkruhej në një editorial të The ëall Street Journal. Në ditët e para të presidencës Trump, e majta apokaliptike po përdort analogjitë e Mussolinit dhe Hitlerit, për të paralajmëruar se presidenti i ri po shkatërronte “normat demokratike” dhe po merrte kompetenca pothuaj diktatoriale.

Por pas nëntë javësh, “kontrollet dhe ekuilibrat normale të sistemit amerikan po funksionojnë pothuaj në përsosmëri”. Gjykatat kanë bllokuar urdhërin e tij për imigrimin; Kongresi hodhi poshtë ligjin për kujdesin shëndetësor që Trumpi mbështeste; dhe FBI, si edhe komisioni i inteligjencës në Kongres janë duke hetuar lidhjet e ekipit të fushatës së Trumpit, me Rusinë. Ndërkohë, qeveria federale po “nxjerr jashtë informacione, si një çadër në një muson” dhe Trumpi “ka mbulimin më të keq mediatik të një presidenti, që nga ditët e fundit të Richard Nixonit”.

Në vend se të jetë shumë i fortë, politikani rishtar mund të rezultojë shumë “i dobët dhe joefektiv”, pa një bazë të fortë partiake prapa vetes, për të kapërcyer rezistencën e demokratëve dhe një Parti Republikane të përçarë. Në muajt e ardhshëm, “ndoshta Trumpi do të gjejë koordinatat e tij” dhe do të mësojë se si të vërë në punë levat e qeverisjes, për të çuar përpara agjendën e tij të reformave. Por tani, mund të injorojmë të gjithë akademikët liberalë dhe komentatorët që “nënvlerësuan institucionet amerikane, ndërkohë që parashikonin ardhjn e fashizmit”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button