“Korea e Veriut? Ata më mirë hanë bar, se sa të heqin dorë nga programi i tyre bërthamor”
Presidenti rus, Vladimir V. Putin dukej në formën shumë të mirë gjatë një konference shtypi në Kinë të martën, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth Presidentit Trump. Udhëheqësi amerikan nuk është “nusja ime dhe unë nuk jam dhëndri”, tha Putini.
Ndërsa komenti mund të interpretohet si një goditje delikate nga një politikan “macho”, si Putini, kundër një homologu njësoj “macho”, presidenti rus e ofroi atë si një shpjegim se pse ai nuk mund të komentonte mbi politikën e brendshme amerikane.
Komenti erdhi në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me atë, nëse udhëheqësi rus e mendon që Presidenti Trump t’i nënshtrohet “impeachment”-it. Putin refuzoi të përgjigjet, por ai tha se Moska rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur SHBA-së, e cila ka urdhëruar mbylljen e konsullatës ruse në San Francisco dhe dy ndërtesa të tjera, lëvizja më e fundit në një tension diplomatik, midis dy vendeve.
Putin gjithashtu dënoi testet më të fundit bërthamore të Koresë së Veriut, por tha se dyshonte se sanksionet do të pengonin udhëheqësit e vendit. “Ata më mirë do të hanë bar, se sa të heqin dorë nga programi i tyre bërthamor”, tha Putin.