Analiza

Tuaregë, berberë dhe xhihadistë: Ja kush komandon në mozaikun “e Djallit”

Nga Marco Ventura

Screen Shot 2015-02-18 at 1.44.30 PM

Është e vështirë të gjenden partnerë për paqen, në një mozaik të madh etnish fisnore dhe fetare. Libia është një territor i gjerë, i pasur me naftë, e përshkuar nga rivalitete të forta etnike, fisnore, fetare. “Ushtarakisht, kërcënimi islamik bën të qeshin edhe pulat. Problemi është politik. Ndërhyrja e mundshme duhet të përgatitet duke vënë theksin tek qëllimi, me cilën do të ndërhyhet si dhe me çfarë mjetesh”. Stefano Silvestri ka drejtuar për 12 vite, deri në vitin 2013, Institutin për Çështjet Ndërkombëtare. Ai llogarit se duhen disa muaj, ndoshta një vit, për të ndërtuar në mënyrë të përshtatshme një koalicion, që do të jetë gjendje për të ndërhyrë në Libi. “Nga zgjedhja e objektivit, aleatët, forcat e nevojshme, do të varet edhe lloji i ndërhyrjes” – thotë ai. Problemi është se armiqtë e mundshëm dhe aleatët janë të ndryshëm mes tyre. Prapa qindra dhe ndoshta mijëra milicive aktive në territorin e gjerë të Libisë, janë fuqitë ndërkombëtare me interesa që bien ndesh mes tyre. “Vështirë të imagjinohet ndërtimi i një operacioni me një qëndrueshmëri të brendshme. Por pa një ndërhyrje koherente, ka të ngjarë të shndërrohet në një katastrofë” – shton ai. Aleatët e mundshëm janë patjetër vende që tashmë janë aktive në Libi, veçanërisht Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat mbështesin qeverinë e Tobrukut të njohur edhe nga OKB-ja dhe udhëhequr nga Abdulla Al-Thani.
Mozaiku
Fronti i moderuar mbi të cilin mbështet edhe Lidhja Arabe, vuan megjithatë nga xhelozitë dhe fërkimet e brendshme. Shefi i tij ushtarak, gjenerali Khalifa Haftar, pasi tentoi më kot të pushtonte Tripolin, duke ia nënshtruar parlamentit paralel islamik të Omar Al-Hasit, u detyrua të ripushtojë përsëri Bengazin, ndërsa kontrollon vetëm një pjesë të Çirenaikës. Pastaj është në konflikt me Ministrin e Brendshëm, Omar Al-Sinki.
Pak kilometra nga Bengazi, Kalifati i zi krijoi frontit e parë libian, Dernanin e rrethuar nga forcat e Haftarit, që mbikëqyr impiantet e nxjerrjes së naftës. Përparimi i ISIS-it në Sirte, në perëndim përgjatë bregdetit, mund të nxisë një aleancë midis forcave të Haftarit dhe atyre të Misratas.
Këto të fundit megjithatë kanë një tjetër damkë, atë të Vëllezërve Myslimanë, armiq të Egjiptit të El-Sisit, dhe sponsorëve të tjerë: Turqisë dhe Katarit. “Interesi i Egjiptit, është të mundë Vëllazarinë Myslimane” – thotë Silvestri. “Lufta civile është e pashmangshme. Ajo fitohet, duke pushtuar vendin me një operacion të tipit kolonial”.
Territori “është i gjerë dhe popullsia e shpërndarë dhe relativisht e vogël”, me praninë e luftëtarëve nga Egjipti, Tunizia, Sudani, Algjeria, Jemeni, Nigeria, Mauritania dhe atyre palestinezë. “Duhet shtypur rezitenca e qindra, dhe ndoshta më shumë luftëtarëve islamikë. Ekziston rreziku i ndarjes së Libisë, me një kontroll egjiptiano-saudit në Çirenaika dhe braktisja e Fezanit në jug të Tripolit, ndërsa Sirte është pjesë e një entiteti të tipit të Kalifatit”.
Skenar katastrofik për Italinë
Por si të bësh bashkë Egjiptin dhe Turqinë, “laikët” dhe Vëllezërit Myslimanë? Janë mbi 20 fraksione kryesore. T’i pajtosh të gjitha ato është një sipërmarrje e vështirë. Qeveria e Tobrukut dhe bashkia e qytetit të Misratas duhet të kërkojnë zyrtarisht një ndërhyrje italiane, nën ombrellën e OKB-së. Ndërkohë do të jetë e nevojshme mbështetja e koalicionit nga “vendet e mëdha evropiane si Gjermania apo Franca”. Këto të fundit nuk kanë interesa që përkojnë (as midis tyre, as me Italinë). Por si mund të kompaktësohen vendet arabe dhe evropiane, Turqia dhe Bashkimi Afrikan?
Problemi, sipas Silvestrit, ka të bëjë me monitorimin e kufijve, kontrollin e territorit, patrullimin e zonave shkretinore. Alternativa është një ndërhyrje mbrojtëse kundër një kërcënimi real. Në këtë rast, duhet të krijohet një “bllok i përbashkët detar i Libisë, së bashku me kundërmasa të tjera në terren”.
Kësaj i duhet shtuar edhe ombrella e OKB-së, për marrjen e “masave për mbrojtjen e territorit dhe interesave kombëtare”. Është ajo që tashmë po bën Egjipti, me sulmet ajrore kundër pozicioneve xhihadiste në Derna. Pra mjetet duhet të jenë “ajrore dhe detare”.
Vizioni i ngjashëm gjendet edhe në fjalët e Xhejson Pakut, studiues në Kembrixh, president i “LibyaAnalysys.com” dhe autor i raportit mbi gjendjen në Libi, së bashku me fondacionin “Tony Blair”, i përmendur nga televizioni Al Xhazira.
“Pushteti është kaq shumë i fragmentuar, sa askush s’mund të thotë se ushtron një autoritet të vërtetë. Fiset, këshillat lokale dhe parlamentet rivale kanë secili njëfarë autonomie, por autoriteti i tyre është i bazuar tek gryka e pushkës dhe milicive përkatëse”- thotë Pak. Nga ana tjetër, krahu islamik i “Agimit Libian”, është i përçarë në një front më pak ekstremist që kontrollon Misratan, dhe një tjetër fraksion që ka rrëshqitur në krahët e Kalifatit.
Sulmet
Një pikë kthese ishte sulmi terrorist tek Hotel “Korinthia” në Tripoli, që strehonte delegacionet ndërkombëtare. Në fakt, Kalifati ka shtrirë tashmë kthetrat e tij në kryeqytet. Në Derna, Sirte dhe  Misrata, islamikët e ‘Ansar al Shariya’ (Partizanët e Ligjit Islamik), kanë ngritur kampe trajnimi për luftëtarët e huaj.
Bashkëpunëtorë në vitin 2012 në vrasjen e ambasadorit amerikan Kris Stivens në Bengazi, “partizanët” e udhëhequr nga një ish i burgosur i Guantanamos, Sufjan Ben Kumu, luftojnë përkrah Ushtrisë së Muxhahedinëve, brigadës Rafallah Sahati dhe Brigadës së Martirëve të 17 shkurtit. Pastaj është Al Kaida në Magreb, e lindur në Algjeri nga Grupi Salafist për “Predikim dhe Luftim”, që vepron në Libi si “Aqmi EL-Muvaqin Bi Dam”.
Në kampin kundërshtar, Këshilli revolucionar i Al- Zintanit në jug të Tripolit, me Haftarin, dhe ajo çka mbetet nga brigadat qeveritare Al-Qaqa dhe Al-Savaiq. Në Fezan në jug të vendit, milicitë e etnisë Tubu, besnike të qeverisë së Tobrukut kundër Tuaregëve. Në Çirenaika, separatisti Ibrahim Al-Xhadra është aleat me Haftarin. Në anën tjetër, berberet e bregdetit dhe të zinxhirit malor Xhebel Nafusah. Pra një mozaik djallëzor. /Il Messaggero/
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close