Letersi

“Tuck”-ët e përjetshëm

Screen Shot 2015-06-11 at 11.46.42 AMNga Seria: Libra për fëmijë që i bëjnë të rriturit të shpërthejnë në lot

Winnie Foster, 10 vjeç, është shumë e trishtuar në shtëpinë e saj dhe dëshiron të iikë një orë e më parë. Kur shkon në pyllin pranë shtëpisë, ajo takon familjen e Tuck-ëve, të cilët janë të pavdekshëm falë një burimi të fshehtë uji. Pasi zbulohen, Tuck-ëve u duhet të largohen nga qyteti, por njëri prej tyre, 17-vjeçari Jesse, i jep Winnie-t një shishkë me ujin magjik, me qëllim që nëse dëshiron, ajo të bëhet e pamoshë.

Disa dekada më vonë, Tuck-ët rikthehen atje ku jetonte Winnie dhe gjejnë varrin e saj. Ajo kish jetuar një jetë të gjatë, ishte martuar, kish patur fëmijët e saj – dhe kish vdekur. Ky libër ishte një gurthemeli i rëndësishëm në letërsinë për fëmijë, sepse kur fëmijët arrijnë moshën 10 vjeç, ata nisin të pranojnë pak e nga pak pashmangshmërinë e vdekjes. Tuck-ët e përjetshëm ngre një pyetje të cilës edhe të rriturit e kanë të vështirë t’i përgjigjen – a është pavdekësia dhe të qënurit përjetë të rinj një gjë vërtetë e mirë? Përtej pavdekësisë, romani ka një temë shumë më të fortë. Ndërsa rritemi, humbasim njerëz. Disa largohen, me të tjerë humbasim kontaktet, dhe të tjerë vdesin. Eshtë e trishtë, por është një pjesë e jetës të cilën njerëzit duhet ta përballojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close