Sport

Shihni çfarë turpi, mu në mes të Tiranës

Kishte kohë që flitej, dhe për shumëkënd nga ata që ndjekin futbollin shqiptar, mund të mos jetë edhe befasi. Në ndeshjen e parë të Kupës, Tirana mundi Kukësin 2-1. “Eshtë e caktuar, Kukësi do të na lërë ndeshjet e Kupës, ne do i lëmë ato të kampionatit. Eshtë e mbyllur”, thoshin tifozët tiranas.

Megjithatë, sot kur mbylleshin 45 minutat e para me fitoren e Tiranës 1-0, shumëkush mendoj se ndoshta nuk ishte e vërtetë, se gojët e liga kështu flasin gjithmonë, edhe kur kanë, edhe kur nuk kanë një bazë, se Tiranës i duheshin shumë pikët, dhe mbi të gjitha, i peshonte aq shumë fanella, sa të mos lejonte të bënte lojëra të tilla. Për më tepër, me ato që kanë ndodhur kohët e fundit, do të ishte marrëzi të armiqësonte edhe më shumë tifozët e vet.

Por, gjërat shkuan pikërisht ashtu si ishte parashikuar. Në pjesën e dytë kishte zbritur në fushë tjetër ekip. Fanelën e kishte të njëjtë. Vetëm kaq. Në fund të ndeshjes, Kukësi fitoi 2-1. Duke marrë tre pikë dhe ruajtur kryesimin. Të mërkurën, rezultati do të jetë i tillë, që do të kualifikojë Tiranën. Më dhe-të dhashë. Shumë e thjeshtë…

Vetëm se, dëmi është i shumëfishtë. E para, një goditje e rëndë për garën. E dyta, një goditje e rëndë për të rinjtë, sidomos tek Tirana, që ende pa nisur karrierën mësojnë sa i pistë është ky sistem. E treta, një goditje e fortë për ekipet e tjerë që vazhdojnë të respektojnë një kampionat, që vetëm respekt nuk meriton.

Por është e kotë. Eshtë një shteg që e ka hapur prej vitesh Skënderbeu. Tani, të gjithë të tjerët thjeshtë kanë mësuar se si fitohet. /bota.al

PS: Një provë? Mos e humbni, shihni pak një portier të jashtëzakonshëm si Ilion Lika, tek shënimi i golit të barazimit nga Kukësi. Kaq

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close