“Një reformë e domosdoshme për stabilitetin e vendit”. Me këto fjalë, Presidenti Erdogan ka prezantuar reformën kushtetuese, që do ta trasformonte nga kreu i shtetit, në “padronin” e Turqisë deri në vitin 2029.
“Unë shpresoj se do të jetë një reformë pozitive për turqit dhe për vendin tonë. Shpresoj se ky është fillimi i një periudhe të re”.
Reforma ka kaluar një miratim paraprak më 15 janar, ajo ka qenë temë e debateve të ashpra në parlament, ku ka patur edhe përleshje mes deputetëve.
Për Erdoganin, ajo është e pashmangshme për stabilitetin e vendit.
Reformat e transformon Turqinë, republikë parlamentare që nga viti 1923, në një republikë presidenciale; Presidenti i Republikës bëhet një figurë qendrore, një shumë e kompetencave të kreut të shtetit me ato të kryeministrit. Ai emëron dhe shkarkon ministrat; është ai që do të emërojë 12 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët nga ana tjetër, janë të autorizuar për të vendosur mbi rrëzimin e vetë presidentit.
Numri i deputetëve është rritur nga 550 në 600, ndërsa mosha për të qenë deputet i zgjedhur është ulur nga 25 deri në 18 vjet.
Parlamenti mund të shpërndahet dhe dërgohet në shtëpi nga presidenti, me një të rënë të lapsit.
Deputetët kanë miratuar 18 nenet e reformës më 21 janar.
Për hyrjen definitive në fuqi mbetet tani faza e fundit, referendumi i prillit.
Presidenti mendon që ta fitojë me cdo kusht, pas një rritje të popullaritetit të regjistruar në vijimtë grushtit të shtetit që dështoi në shërbimin civil dhe media.
Klima e frikësimit e kërkuar nga qeveria ende nuk e ka arritur qëllimin dhe të shumtë janë ata që vazhdojnë të shprehin kundërshtimin e tyre, duke denoncuar Erdoganin autoritar.
Pas tre mandateve si kryeministër, Recep Tayyip Erdogan u zgjodh si president, në vitin 2014, vit kur u inaugurua pallati presidencial. Të cilin ai vetë e kishte dashur. /euronews – www.bota.al