Nuk do të jetë as fillimi i Luftës së Tretë Botërore dhe as do t’i kompromentojë përfundimisht raportet midis Rusisë e Turqisë, por rrëzimi i avionit rus nga ana e aviacionit të Ankarasë shënon një hap të mëtejshëm të riskuar të politikës së jashtme turke, tashmë në devijim të plotë atlanticist
Ndonjë konsideratë në të ftohtë, të bën që të mendon si të mundur idenë e një lloj kurthi të ngritur qëllimisht në kuadër të NATO-s: vendimi për të rrëzuar avionin ushtarak – që i përkiste një vendi, Rusisë, të impenjuar në një fushatë antiterrorizmi zyrtarisht të pranuar nga Turqia – është marrë nga komanda ushtarake turke. Sipas një skeme të bërë nga ana e mediave turke, Hulusi Akar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do ta njoftonte Kryeministrin Davutoḡlu për një miratim formal të rrëzimit, mbi llojin e “rregullave të rekrutimit”, të rrepta të miratuara në 2012, si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak turk në territorin sirian. Duket e dyshimtë që Davutoḡlu do ta kishte dhënë miratimin e tij, nëse do të informohej objektivisht mbi situatën e vërtetë në zhvillim dhe tentativat e Erdoḡan për një rekuperim dialogu me Putinin. Janë gjëra që flasin për një paqartësi dhe një shqetësim jo të vogël. Fakti është se rindërtimi i ngjarjes i transmetuar…
[real3dflipbook id=”723″]