Bota

Turqia nis sulmet kundër ISIS. Në shënjestër edhe kurdët

Pasi ka nisur operacionet e luftës kundër ISIS-it, Turqia vë në shënjestër edhe kurdët. Arrestohen 251 vetë

Screen Shot 2015-07-24 at 13.03.38Turqia ka nisur dje bombardimin e pozicioneve të Shtetit Islamik, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 35 xhihadistëve. Lajmin e ka dhënë agjencia e shtypit “Dogan”. Në një komunikatë, zyra e Kryeministrit Ahmet Davutoglu ka shpjeguar se bombardimet kanë zgjatur afro pesë minuta dhe avionët nuk kanë hyrë në hapësirën ajrore të Sirisë. Sulmet janë kryer ndërkohë që Davutoglu ishte i angazhuar në një mbledhje për sigurinë, gjatë natës.

Operacioni antiterrorizëm është shtrirë edhe në provincën e Sanliurfas, ku ndodhet Suruci, pikërisht vendi ku, të hënën e kaluar, ndodhi një sulm vetëvrasës që shkaktoi vdekjen e të paktën 32 personave. Sipas agjencisë së shtypit Anadolu, në provincë janë arrestuar 35 vetë të lidhur me PKK. Një blic është realizuar edhe në Suruc, por për momentin nuk është e qartë nëse ka patur arrestime.

Sulmet e kryera nga Turqia, ka komentuar Kryeministri Davutoglu, kanë shkatërruar të gjithë objektivat që rrezikonin kufirin turko-sirian./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button