Twitter ka hequr më shumë se 170,000 llogari që thotë se ishin të lidhura me një operacion për të përhapur një fushatë dezinformimi të qeverisë kineze.
Disa nga ato postime kishin të bënin me shpërthimin e koronavirusit, tha platforma e mediave sociale.
Kompania tha se “një rrjet thelbësor” me 23,750 llogari shumë aktive ishte fshirë, së bashku me 150,000 të tjera “llogari të amplifikuara”.
Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze tha që Pekini ishte viktimë e dezinformimit dhe i bëri thirrje Twitter-it që të mbyllte llogaritë që ishin kritike për Kinën.
Twitter gjithashtu zbuloi se kishte mbyllur më shumë se 1.000 llogari dizinformuese me bazë në Rusi.