Bota

BE u është afruar politikave të Viktor Orbanit dhe u është larguar atyre të Angela Merkelit

Screen Shot 2016-03-14 at 09.31.06

Gideon Rachman

Përgjigja kaotike e BE-së ndaj krizës së refugjatëve, ndoshta e ka përkeqësuar problemin. Angela Merkel nuk synonte të zgjeronte ftesën e mikëpritjes, që të gjithë refugjatët nga Lindja e Mesme të Madhe të zgjidhnin Gjermaninë verën e kaluar. Por në politikë, ajo që ju thoni, është shpesh më pak e rëndësishme nga ajo që njerëzit mendojnë se ju keni thënë.

Aktualisht ka pak dyshime se zonja Merkel krijoi një “faktor tërheqës”, duke inkurajuar njerëzit e dëshpëruar të rrezikojnë kalimin në Greqi. Reagimi i vendeve të tjera evropiane ndaj pasojave të këtij vendimi gjerman, ka qenë pa dyshim zemërngushtë dhe në disa raste i shëmtuar dhe intolerant.

Por dyshimi i kundërshtarëve të zonjës Merkel brenda BE-së, se edhe një politikë bujare e rishpërndarjes mund të dështojë, për shkak të valës së vazhdueshme të emigrantëve, nuk duket i paarsyeshëm. Këto shqetësime, të kombinuara me presione të brendshme politike, nënkuptojnë se gjatë 9 muajve BE-ja ka lëvizur shumë më afër politikave të ashpra të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, i cili u kritikua gjerësisht verën e kaluar – dhe larg nga bujaria fillestare e zonjës Merkel. Marrëveshja e arritur me Turqinë nuk është vetëm e zbehtë, ajo duket ndërkaq jofunksionale. Pra, mund të ketë tërheqje të reja nga zonja Merkel gjatë vitit të ardhshëm./ FT – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button