Një grua thotë se Dustin Hoffman e ngacmonte seksualisht kur ishte 17 vjeç dhe punonte si praktikante në një nga projektet e tij.
Pretendimet vijnë në mes të një vale akuzash publike për sjellje të këqia seksuale ndaj disa personazheve të Hollivudit dhe aktorëve me famë, sidomos Harvey Ueinstein, i cili ka mohuar të ketë marrë pjesë në seks pa konsensus.
“Kam respektin më të madh për gratë dhe ndihem i tmerruar, që ndonjë gjë që mund të kem bërë, mund ta ketë vënë në një situatë të pakëndshme”, ka thënë Hoffman për The Hollywood Reporter.
Anna Graham HUnter, sot 49 vjeç, thotë se ishte 17 vjeçe dhe nxënëse në shkollë të mesme, kur punonte si asistente produksioni tek “Vdekja e tregtarit”, një film televiziv i vitit 1985, me të cilin Hoffman fitoi të vetmin Emmy.
“Më kërkoi t’i bëja masazh këmbëve të tij që ditën e parë në xhirimel e bëra”, shkruan ajo. “Ai flirtonte haptas, më kapi nga prapanica, më fliste për seksin. Një mëngjes shkova që t’i marr porosinë për mëngjesin: ai më thua dua një vezë të zier fort dhe një klitor të zier butë. Të gjithë që e shoqëronin shpërthyen në të qeshura. Mbeta pa fjalë. Më pas shkova në banjë dhe ia plasa të qarit”. / Bota.al