Kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendimi për bllokimin e vendit si pasojë e shpërthimit të koronavirusit ishte bërë në bazë të provave shkencore dhe ishte shumë herët të thuhej nëse kufizimet u vendosën shumë vonë.
Më herët, Neil Ferguson, një ish anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të qeverisë për Emergjencat (SAGE), tha se numri i vdekjeve i Britanisë nga COVID-19 mund të ishte përgjysmuar nëse bllokimi do të ishte futur një javë më parë.
“Ne i morëm vendimet në atë kohë mbi udhëzimin e SAGE, përfshirë Profesorin Ferguson, që menduam se ishin të drejtë për këtë vend,” tha Johnson.
“Sigurisht që ne kemi për të mësuar nga kjo që ndodhi, por unë thjesht mendoj se është në këtë fazë, ka ende shumë gjëra që ne nuk dimë.”/bota.al/