Sport

U largua nga Anglia pas skandalit, Allardajs kërkon të marrë drejtimin e Evertonit

Ish-trajneri i Anglisë që u largua nga kombëtarja pas një skandali, kërkon që të marrë një skuadër në Premier Ligë. Duke qenë se kohët e fundit nuk ka drejtuar asnjë skuadër dhe Everton është në një krizë rezultatesh Sam Allardajs është vetë ofruar për të marrë drejtimin e stolit.

63-vjeçari vjen pas përvojës së fundit te Kristal Palas, ku u largua në qershor, pasi siguroi mbijetesën për skuadrën. Allardajs e tha hapur se do ta merrte në konsideratë nëse drejtuesit e Evertonit do ta telefononin për drejtimin e skuadrës, që po lufton këtë vit për të qëndruar në Premier Ligë. Tashmë mbetet për tu parë nëse Big Sam do të ulet në stolin e Evertonit dhe revolucionin që do të sjellë.

Leave a Reply

Back to top button