Covid19

U.N paralajmëron se Covid-19 do të shkaktojë problem global në shëndetin mendorë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se koronavirusi mund të shkaktojë një krizë globale të shëndetit mendor.

Një krizë në sëmundjet mendore po afron pasi miliona njerëz në të gjithë botën janë të rrethuar nga vdekja dhe virusi që i ka detyruar të izolohen, gjithashtu varfëria dhe ankthi i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 është një ndër problemet kryesore.
“Izolimi, frika, pasiguria, trazirat ekonomike – të gjitha këto shkaktojnë ose mund të shkaktojnë shqetësime psikologjike,” tha Devora Kestel, drejtorshë e departamentit të shëndetit mendor të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).
“Shëndeti mendor dhe mirëqenia e gjithë shoqërisë është ndikuar rëndë nga kjo krizë dhe janë një përparësi për t’u adresuar urgjentisht,” u tha ajo gazetarëve në një konferencë.

Raporti nxori në pah disa rajone dhe seksione të shoqërive si më të prekshmet nga shqetësimet mendore ku përfshiheshin fëmijët dhe të rinjtë që janë shkëputur nga miqtë dhe shkollat e tyre, punonjës të kujdesit shëndetësor që po shohin mijëra pacientë të infektuar dhe që vdesin cdo ditë nga koronavirusi.

Studimet dhe sondazhet e reja po tregojnë tashmë ndikimin e COVID-19 në shëndetin mendor në nivel global. Psikologët thonë se fëmijët janë në ankth dhe rritjet e rasteve të depresionit dhe ankthit janë regjistruar në disa vende. Dhuna në familje po rritet, dhe punonjësit e shëndetësisë po raportojnë një nevojë të shtuar për mbështetje psikologjike pasi situata po bëhet më e rëndë. Miliona njerëz po përballen me trazira ekonomike, pasi kanë humbur ose janë në rrezik për të humbur të ardhurat dhe nuk kanë se si të sigurojnë jetesën e tyre, shtoi ajo. Gjithashtu keqinformimi i shpeshtë dhe thashethemet në lidhje me pandeminë dhe pasigurinë e thellë se sa do të zgjasë kjo po i bëjnë njerëzit të ndjehen më të shqetësuar dhe të pashpresë për të ardhmen. World Economic Forum / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button