Analiza

Uashington – Berlin – Moskë: Trekëndëshi i pamundur

Protagonizmi i rinovuar rus dhe unilateralizmi amerikan e kompromentojnë politikën tradicionale gjermane të barazlargësisë midis Rusisë dhe Amerikës. Parë nga Kremlini, Gjermania e sotme shikon sidomos nga Perëndimi, por në mënyrë astrategjike.

Dy janë tiparet që karakterizojnë botën e sotme të globalizuar: ndërvarësia dhe paqëndrueshmëria. Avantazhet e fituara nga globalizimi janë të pamohueshëm: afatet e rritjes ekonomike të përshpejtuara, me përmirësimin pasues të nivelit të jetesës në pothuajse çdo vend të botës, probabilitete më të vogla një konflikt të armatosur global midis aktorëve të mëdhenj botërorë. Megjithatë, ekziston edhe ana tjetër e medaljes: një konkurrencë më e ashpër, parasëgjithash në tregti dhe në ekonomi, për të siguruar resurse natyrore më fazë ezaurimi, sfera influence, rrugëdalje tregtare; shfaqje në arenën botërore e aktorëve të rinj të fortë (Kina në radhë të parë) dhe e subjekteve të tjera joshtetërorë apo pseudoshtetërorë; trasferim i potencialit të konfliktit në sferën e informacionit dhe të kulturës. Gjithçka në kurriz …

[real3dflipbook id=”1464″]

Leave a Reply

Back to top button