Bota

Ukraina dhe e ardhmja e Evropës

Nga Joschka Fischer

“Project Syndicate”

Çfarë do të ndodhë kur të përfundojë pozicionimi i trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën? A do të japë presidenti rus Vladimir Putin urdhrin për të sulmuar, në përpjekjen e tij për të penguar një nga fqinjët e Rusisë një shtet sovran, anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës -të vazhdojë të jetë i pavarur, dhe ta detyrojë atë të rikthehet nën zgjedhën e Kremlinit?

Ne nuk e dimë ende këtë gjë, por faktet në masë të madhe tregojnë për një luftë të afërt. Nëse kjo ndodh, pasojat për Evropën do të ishin të thella, duke vënë në pikëpyetje rendin dhe parimet evropiane heqja dorë nga dhuna, vetëvendosja, paprekshmëria e kufijve dhe integriteti territorial mbi të cilat është bazuar që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Për shkak të agresionit të dhunshëm nga ana e Rusisë, Evropa do të ndahej sërish në dy sfera: një Evropë ruse në lindje dhe në Evropën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në pjesët perëndimore dhe qendrore të kontinentit.

Interesat perandorake do të viheshin sërish kundër atyre të demokracive që punojnë së bashku nën një sistem të përbashkët të sundimit të ligjit. Ç’është më e keqja, për shkak të fjalëve, lidhjeve, angazhimeve dhe traktateve nuk do tu besohej më. këto kushte do të zgjerohej procesi i riarmatimit për vetëmbrojtje, dhe do të kishte një riorganizim plotë marrëdhënieve ekonomike, sidomos në sektorin e energjisë.

Evropa s’do të ishte më në gjendje të rrezikonte llojin e varësive ekonomike,lejon shantazhimin e saj gjatë krizave. Ndërsa një riorganizim i marrëdhënieve ekonomike do të ishte i kushtueshëm për BE-në, nuk do të kishte alternativë tjetër.

Alternativa e vetme do të ishte nënshtrimi dhe dorëzimi i parimeve themeltare të vetë Evropës. thelbin e krizës aktuale qëndron fakti se Rusia, nën drejtimin e Vladimir Putinin, është bërë një fuqi revizioniste.

Ajo jo vetëm që nuk është më e interesuar të ruajë statuskuonë; por është e gatshme të kërcënojë,madje edhe të përdorë forcën ushtarake, për ta ndryshuar statuskuonë në favorin e saj. rast se Evropa do ti nënshtrohej këtyre impulseve perandorake, ajo do të tradhtonte vlerat e saj më themelore, dhe do të detyrohej të hiqte dorë nga mënyra se si jetojnë dhe duan të jetojnë evropianët.

Kjo do të nënkuptonte heqjen dorë nga i gjithë progresi për të cilin krenohet sot Bashkimit Evropian. Pasojat do të ishin të paimagjinueshme, dhe për pasojë tërësisht të papranueshme.Kërkesat e Rusisë, tregojnë saktësisht se çfarë është realisht në diskutim në konfliktin ukrainas.

Putin dëshiron që NATO ta braktisë politikën e saj të dyerve të hapura jo vetëm në Evropën Lindore, por edhe në Skandinavi (në raport me vendet anëtare të BE-së që janë ushtarakisht neutrale, Suedisë dhe Finlandës). Dhe këtu nuk flitet për rrethimin e supozuar të Rusisë nga NATO. Por për rivendosjen e perandorisë ruse, dhe frikën ekzistenciale të Putinit nga rënia dhe përhapja e demokracisë. Për shkak të krizës ukrainase rrezikohet e drejta për vetëvendosje, një prerogativë e të gjitha vendeve sovrane për të zgjedhur vetë aleancat e tyre.

Putin dëshiron dëshpërimisht largojë kujtimin e poshtërimit nga shembja e Bashkimit Sovjetik dhe nga humbja nga Rusia e statusit të fuqisë globale. Sipas tij, perandoria ruse duhet të ngrihet sërish dhe të bëhet e njohur në skenën globale.

Kjo aspiratë përfshin menjëherë Evropën, pasi Rusia nuk ka qenë kurrë një fuqi globale pa u bërë fillimisht një forcë hegjemoniste në Evropë. Sot, pavarësia e Ukrainës është në dyshim. Nesër do të jetë radha e shteteve të tjera post-sovjetike; dhe më pas vjen dominimi i Evropësnga Moska.

Evropianët që e njohin mirë historinë e tyre, duhet ta kenë shumë të njohur këtë model.

Duke pasur parasysh pasojat e axhendës së Putinit, shumëkush pyet veten se çfarë pret Evropa. Çfarë duhet të ndodhë tjetër, përpara se evropianët të zgjohen nga gjumi dhe të ndërgjegjësohen për rreziqet e mëdha që kanë përpara?

Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për të lënë mënjanë grindjet e vogla, ajo është tani. Bashkimi Evropian duhet të bëhet një fuqi më vete, rast se dëshiron vërtet që parimet e tijtë mbijetojnë në një botë të rivalitetit të fortë midis fuqive të mëdha, dhe të rivalitetit gjeopolitik në përgjithësi.

Tani këto parime po kërcënohen drejtpërdrejt. Kur do t’i mbrojë ato?Sigurisht, rëndësia e garancisë së sigurisë së SHBA-së ndaj Evropës, është shumë e dukshme në rrethanat aktuale. Por nëse do të vazhdojë transatlantizmi, vetë Evropa duhet të bëhet më e fortë. Kjo do të kërkojë që para së gjithash Gjermani ata rimendojë rolin e saj.

Ajo është dhe do të mbetet shteti më i madh anëtar i Evropës, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe demografik. Duke pasur parasysh përmasat e kërcënimeve aktuale, a është vërtet problem një mosmarrëveshje e brendshme në Gjermani mbi premtimin e ish-qeverisësë drejtuar nga Merkel, për të shpenzuar të paktën 2 për qind të PBB-së së saj për mbrojtjen? Apo është tani më e rëndësishme që qeveria gjermane të bëjë një deklaratë të qartë dhe pozitive për angazhimin e saj mbështetje Ukrainës dhe për mbrojtjen e parimeve evropiane? Kjo do të dërgonte një mesazh, të cilin Kremlini nuk mund ta keqkuptonte.

Por duhet shpejtuar pasi koha po ikën.

Shënim: Joschka Fischer, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, dhe zëvendës/kancelar në vitet19982005. Ai ka qenë për gati 20 vjet udhëheqës i Partisë së Gjelbër.

Back to top button