Covid19

UN bën thirrje për 10 miliardë dollarë ndihmë për Sirinë

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qeverive për gati 10 miliardë dollarë ndihmë për Sirinë, ku rritja e çmimeve të ushqimeve në mes të pandemisë së koronavirusit ka përkeqësuar krizën humanitare.

Miliona njerëz janë shpërngulur nga lufta nëntë-vjeçare në vend.

Të martën, 60 qeveri dhe agjenci jo zyrtare morën pjesë në një takim virtual për mbledhjen e  fondeve të organizuar nga Bashkimi Evropian.

“Burra, gra dhe fëmijë sirianë kanë pësuar lëndime, zhvendosje, shkatërrim, terror … në një shkallë masive,” tha Geir Pedersen, i dërguari i posaçëm i UN për Sirinë. “Rreziku i Covid-19 mbetet akut.”

Sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins, ka vetëm 269 raste të konfirmuara në Siri, por Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se situata e vërtetë është ndoshta shumë më e keqe dhe numri i infeksioneve ka gjasë të përshpejtohet.

UN tha se duheshin 3.8 miliardë dollarë ndihmë këtë vit brenda Sirisë, ku 11 milion njerëz kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje.

6.6 miliardë dollarë të tjerë nevojiten për të ndihmuar 6.6. milion sirianë që kanë ikur nga vendi dhe që cilësohet si  kriza më e madhe e refugjatëve në botë.

 

 

 

Leave a Reply

Back to top button