Bota

“Unë, bomba dhe NATO”. Bota sipas Donald Trumpit

 

tr

Nëse zgjidhet, Dona;d J. Trump, favorit në garën republikane për Shtëpinë e Bardhë, mund të bllokojë blerjen e naftës nga Arabia Saudite dhe shtetet e tjerë të Gjirit, nëse këta shtete nuk angazhohen për të dërguar trupa tokësore kundër Shtetit Islamik. Dhe do të ishte i gatshëm të lejonte Japoninë dhe Korenë e Jugut që të ndërtojnë arsenalin e tyre bërthamor, në vend që të varen nga ai amerikan, për t’u mbrojtur prej Kinës dhe Koresë së Veriut. Janë disa prej pikave kryesore të një interviste të gjatë, mbi temat e politikës së jashtme, që Trump ka dhënë për Nju Jork Tajms.

Duke folur për bërthamoren, keni thënë se SHBA duhet të jenë më të paparashikueshme. Do të donit që SHBA të jetë e para që të rendë drejt armëve bërthamore, në rast konflikti?

E konsideroj absolutisht zgjidhjen e fundit të mundshme. Sipas mendimit tim, potenciali bërthamor është problemi më i madh i botës sonë. Nëse do të ishim të parët që përdorim armë bërthamore, mendoj se do të ishte gjë shumë e keqe. Dhe nuk do të doja që të isha unë i pari, që ta bëja këtë.

Çështja e Datagate dhe Eduard Snoudenit na ka zbuluar se SHBA kanë vënë në shfrytëzim një program shumë të madh përgjimesh të paligjshëm të vendeve aleate, përfshirë Izraelin dhe Gjermaninë. Ju do të ndiqnit këtë rrugë, apo do të ndërprisnit veprimtarinë e spiunazhit?

Preferoj të mos prononcohem. Do të doja të shihja se çfarë bëjnë shumë shtete, sepse e dini, disa prej tyre spiunojnë ne, amerikanët. Nuk mund të them se e bën edhe Gjermania, por të tjerët po. Në këtë kuptim, mendoj se Eduard Snoudeni na ka bërë një shërbim shumë të keq.

Keni folur për qëllimin tuaj, për të riparë përdorimin e torturës, pra për ta lejuar, që sidoqoftë është e ndaluar prej ligjeve ndërkombëtare; si mendoni se do i modifikoni normat në SHBA?

Marrim si shembull Brukselin. Tre-katër ditë përpara atentateve, kapën një super të dyshuar, apo jo?

[real3dflipbook id=”1050″]

Leave a Reply

Back to top button