Shendeti

“Unë dua të transmetoj mesazhin se mund t’ia dalësh mbanë prej bulimisë”

“Jam munduar përherë t’i bëj keq vetes dhe të tjerëve. E ngrëna ishte mënyra se si e shmangia nevojën për të kërkuar ndihmë. Gjatë momenteve të krizave haja shumë dhe më pas shkoja në tualet, kudo ku tëndodhesha, dhe e villja ushqimin. Më pas pendohesha, por dëmin ia kisha bërë vetes. Bulimia është njëformë dëmtimi e vetes që duhet qetësuar, pasi mund të zgjasë me vite dhe dëmtimet mund të bëhen tëparikthyeshme.

Më pas, në një moment të caktuar, mbërriti në jetë një arkitekt në jetën time, pa këmbë, pa duar. Ishte sa një vezë. Ishte vajza ime, Jolanda. Të kesh një fëmijë në bark i jep një kuptim të ri jetës. Ajo bëri tëmundur që barku im të shndërrohej papritur në vendin më të ngrohtë dhe më të mirë për të. Fëmijët e mi bënë të mundur atë që prindërit e mi nuk e arritën dot. Ata më shpëtuan.

Sot unë jam në krye të shumë fushatave kundër bulimisë, për t’i ndihmuar të rinjtë e të rejat për t’ia dalëmbanë. Sepse kur ia del mbanë, bulimia kthehet në një histori për t’u treguar. Unë dua thjesht tëtransmetoj mesazhin tek të gjithë ata që vuajnë prej kësaj sëmundjeje, se mund t’ia dalësh mbanë prej saj”. – Ambra Angiolini

Ka plot të rinj, sidomos të reja, të cilët vuajnë prej bulimisë. Është një sëmundje realisht e rëndë për t’u kaluar, pasi ka të bëjë me konceptin e vetes si të shëndoshë pas një ushqyerjeje të tepruar. Dëmet qëshkaktohen në organizëm, që nga dëmtimi i dhëmbëve e deri tek mungesa e lëndëve ushqyese për organizmin, janë të mëdha dhe ndihen me kalimin e kohës. Të gjithë ne kemi përgjegjësinë t’i ndihmojmëpersonat që vuajnë nga ky çrregullim, edhe pse këta persona nuk e shprehin këtë gjë. Duhet të shohim me vëmendje çdo detaj në peshën e tyre, gjithçka që shprehin për imazhin e jashtëm dhe duhet t’i kuptojmëse çfarë janë duke kaluar. Mbështetja për këdo është shërim për shumë sëmundje.

Back to top button