Bota

“Unë jam thjesht gjeni”. Kundërsulmi i Trumpit ndaj akuzave të librit

24 orë pas daljes së “Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Donald Trumpit”, libri i Michael Wolff që rrëfen prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë, vazhdon të ndezë polemikat në Uashington. Presidenti replikon ndaj akuzave që i vijnë prej faqeve të librit, në të cilin shkohet deri aty sa të vihet në diskutim edhe shëndeti i tij mendor.

“Nuk jam inteligjent, jam një gjeni… dhe një gjeni shumë i qëndrueshëm”, ka shkruajtur Trump në Tëitter, duke shtuar: “Tani që bashkëpunimi i fshehtë me Rusinë, pas një viti analize intensive, ka rezultuar një marrëzi totale, demokratët dhe këlyshët e tyre, mediat e lajmeve të rreme, po nxjerrin udhëzuesin e vjetër të Ronald Reaganit dhe po thërrasin për stabilitet mendor dhe inteligjencë”.

Më tej, ai shton: “Në të vërtetë, gjatë gjithë jetës sime, dy dhuntitë më të mëdha që kam patur kanë qenë stabiliteti mendor dhe fakti që jam vërtetë inteligjent. Edhe Hillary Clintoni e korruptuar provoi të luajë këto karta në mënryë të fortë, dhe ashtu si e dinë të gjithë, dështoi në mënyrë shumë spektakolare. Ndërsa unë kalova nga një biznesmen shumë i suksesshëm, në një yll të televizionit dhe në president të Shteteve të Bashkuara (në tentativën e parë)”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button