Kjo është historia e 6 anëtarëve të një ekipi sigurimi që luftoi për të mbrojtur një trup diplomatik në Bengazi nga një sërë sulmesh.
Ushtarët sekret të Bengazit, një version kinematografik i ngjarjeve që ndodhën në natën e 11 shtatorit të vitit 2012 kur një grup militanësh islamikë sulmoi kompleksin diplomatik amerikan dhe një tjetër afër me CIA-n në Bengazi të Libisë. Gjatë këtij sulmi humbën jetën 4 amerikanë përfshirë edhe ambasadorin amerikan J. Christopher Stevens. Dy nga ish forcat Seal, tre ish marinsa dhe një ish ushtar janë ata që përbëjnë ekipin e operacioneve speciale amerikane dhe të gjithë këta punojnë për CIA-n. Misioni i tyre është të shpëtojnë qytetarët amerikanë që kanë mbetur gjallë në atë vend. Michael Bay (nga Transformers) drejton këtë film të bazuar mbi ngjarje reale të detajuara në librin “13 orë” të Mitchell Zuckoff. Në rolet kryesore janë: James Badge Dale (Lufta Botërore Z), John Krasinski (The Office), Max Martini (50 hijet e Greit), Pablo Schreiber (Orange Is The New Black) dhe Dominic Fumusa (Focus). Rekomandohet për ata që janë të apasionuar pas të jetuarit në limit. / Bota.al