Seria: 10 histori të paharrueshme që historia i ka lënë në harresë. Kjo renditje është frymëzuar nga libri “I humbur në kohë”
“Exercise Tiger” ose Operacioni Tiger, ishin emrat e koduar të një provë të përgjithshme në vitin 1944 për Ditën D- pushtimin e Normandisë në Francë. Gjatë stërvitjes, një karvan aleat anijesh u sulmua, duke shkaktuar vdekjen e 749 ushtarakëve amerikanë.
Mungesa e njohurive të gjera mbi këtë lloj ushtrimi, ishte për shkak të përpjekjeve të qëllimshme (ndryshe nga shumica e të tjerave në këtë listë). Si pasojë e sikletit të zyrtarëve, dhe shqetësimeve mbi rrjedhjen e mundshme të informacionit, vetëm ditë pak para pushtimit të vërtetë, të gjithë të mbijetuarit u betuan të ruajnë sekretin e eprorëve të tyre.
Trupat e 10 oficerëve që humbën jetën në atë incident, mungonin, çka do të thoshte se ata e dinin planin e pushtimin dhe mund të kompromentin rëndë operacionin, nëse do të ishin kapur gjallë nga gjermanët. Prandaj, data e pushtimit u mbajt pezull, derisa u gjetën trupat e tyre.
Me pak ose aspak mbështetje, nga forcat e armatosura amerikane ose britanike, çdo ndërmarrja për të rimarrë eshtrat ose i kushtuar një memorial këtij incidenti, banorët e Devon dhe Ken Small morën detyrën për të kërkuar dhe përkujtuar ngjarjen, pasi zbuluan dëshmitë e kësaj ngjarje gjatë kërkimit në plazh në fillim të viteve ‘70.