Nëpërmjet shikimit të tij analitik prej sociologu të religjionit, Renzo Guolo ka arritur tashmë me një punë që e zhvillon prej kohësh që t’u deshifrojë lexuesve italianë fenomenet komplekse të islamit bashkëkohor me të gjitha problematikat e mprehta që ndezin diskutimin publik europian. Guolo alternon me editorialet tek La Repubblica, penetruese, të zgjuara dhe gjithmonë shumë informuese një prodhim të pasur librash: për të cituar vetëm më të fundit, Chi impugna la croce (2011), L’Islam è compatibile con la democrazia? (2007), La via dell’Imam (2008), Il partito di Dio (2008). Tani është radha e L’ultima utopia, kushtuar të ashtuquajturve foreign fighters, domethënë vullnetarëve që lënë Europën për t’ju bashkuar kauzës së terrorizmit islamik. Në këtë rast, në vend që të ndjekë lidhjen midis fesë dhe politikës, midis besimit fetar militant dhe doktrinës, Guolo na propozon më shumë disa tema klasike të sociologjisë…
[real3dflipbook id=”862″] |