Histori

“V for vendetta”, Guy Fawkes dhe simboli i “lirisë nga njeriu”

Falë filmit “V for Vendetta” dhe rritjes së aktivizmit në internet, fytyra e revolucionarit të shekullit 17 Guy Fawkes është shndërruar në simbol të lirisë “nga njeriu”. Ekzekutuar në vitin 1606 për shkak të përpjekjes së tij për të rrëzuar qeverinë britanike, duke hedhur në erë parlamentin, Guy Fawkes është shndërruar në një lloj heroi folklorik, për të gjithë ata që kanë mllef ndaj pushtetit.

Në fakt, maskat me imazhin e tij mbahen zakonisht nga protestuesit. Megjithatë, pavarësisht reputacionit të tij për rrëzim regjimesh fetarë, Fawkes ishte në fakt i përfshirë në një skemë brutale për të instaluar një të tillë.

Komploti i famshëm i Fawkes për të rrëzuar qeverinë angleze – Komploti i Barutit – nuk ishte aspak i tiji. Plani ishte bërë nga disa katolikë që përpiqeshin të vrisnin familjen mbretërore protestante dhe të rikthenin në Angli sundimin katolik. Katolicizmi sapo ishte dëbuar dhe jo pa arsye: dhuna e përhapur kundër jokatolikëve. Shumë larg pra, nga gjesti kundër establishmentit që na pëlqen të imagjinojmë. Komploti i famshëm i Fawkes ishte thjeshtë një përpjekje për të rivendosur një sistem persekutimi të përgjakshëm fetar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button