Prej tij u shpik termi “dromomania”
Një shembull tjetër historik i arratisë amnezike. Rreth vitit 1880, Albert Dadas, një punonjës i kompanisë së gazit në Bordeaux (Francë), la familjen, shtëpinë dhe punën për të nisur një rrugëtim në këmbë, pa dokumente, pa objektiva, pa shoqërues në rrugën e tij, që e çoi në Moskë. Më 1887, kur u arrestua, ai tha se nuk i kujtohej se kush ishte, apo se si përfundoi atje. Për të përshkruar rastin e tij – një formë e amnezisë psikogjenike për shkak të një çrregullimi psikiatrik – u krijua termi “dromomania”, një lloj obsesioni neurotik me udhëtimin dhe të ecurit. / Bota.al