Një muaj e gjysëm përpara Krishtlindjeve të vitit 2013, mamaja e nëntë-vjeçares Marysue Grivna e çoi atë në spital për të bërë një vaksinë gripi. Një vit më vonë, vajza e vogël i ka festuar Krishtlindjet e kufizuar në një karrike me rrota dhe e pamundur për t’u shprehur me zë, siç mundej vitin e kaluar. Vetëm tre ditë pasi kishte bërë vaksinën e gripit, Marysue luftoi të ngrihej në mëngjes dhe e kishte të pamundur të fliste. Të tmerruar, prindërit e saj e çuan atë me vrap në spital. Ata u shokuan kur doktorët diagnostikuan vajzën me encefalomielitis akut të përhapur i njojtur si ADEM. Sëmundja fillon kur sistemi imun sulmon mielinën, e cila mbështjell nervat në tru dhe në shtyllën kurrizore. Substanca e bardhë brenda trurit dhe shtyllës kurrizore bëhet ekstremisht delikate pa mielinën. Sapo kjo mbështjellë thyhet, mund të çojë në paralizë dhe verbëri.
Doktorët nuk mund të pohojnë ose të kundërshtojnë akuzën e prindërve, se vaksina e gripit që bëri Marysue është shkaku i sëmundjes së saj. Karla dhe Steven Grivna kanë kryer kërkime të gjëra dhe refuzojnë të besojnë se vaksina nuk është për t’u fajësuar. Ekspertë mjekësorë pohuan se shkaku préçiz i ADEM është i panjohur dhe se rezultatet e disa provave të kryera mbi Marysue-n janë të gjitha jobindës, kur bie fjala për të vendosur mënyrën se si vajza e mori sëmundjen.
E ardhmja duket e vetmuar për Marysue-n, megjithëse doktorët besojnë se ka një mundësi të vogël që simptomat e saj mund të jenë të kthyeshme. Babai i saj e ka çuar vajzën gjithandej, pa patur mundësi ta ndihmojë atë në ndonjë mënyrë tjetër. /Bota.al