“Unë nuk kam vrarë askënd, as prej dashurisë dhe as prej urrejtjes. Kam vrarë ata që kam gjetur në rrugën time, në momentin kur më mbërthente nevoja për të vrarë”. Kështu Peter Kyrten rrëfeu plotësisht krimet me të cilët ishte përlyer dhe që kishin zhytur në makth qytetin gjerman të Dyseldorfit. Pikërisht këtu, nga viti 1929 deri në 1930 Kyrten, i lindur në vitin 1883 dhe me një fëmijëri problematike, nisi të shfaqë instiktet e tij vrasës në një seri krimesh kundër grave të reja në moshë. Në të vërtetë, “karriera” e tij kishte nisur shumë më herët: vrasjen e parë e kishte kryer në fakt në vitin 1913, kur gjatë një vjedhjeje në një apartament në Këln ai vrau një vajzë vetëm 10 vjeç.
Por jo vetëm kaq. Në debutimin e ti si vrasës Kurten vuri në skenë një rit që më pas do ta përdorte në krimet që do të kryente: ai pinte gjakun e viktimës menjëherë pasi e vriste dhe prej kësaj mori nofkën “Vampiri”.
Në një moment të caktuar ishte ai vetë që organizoi kapjen e tij duke i kërkuar bashkëshortes që ta denonconte. Rrëfeu për 28 vrasje, por viktimat e vërtetuara ishin vetëm 12. Dënimi për të ishte gijotina, një zgjedhje e pazakontë për historinë e Gjermanisë. Përpara ekzekutimit, që ndodhi në 2 korrik 1931, psikiatri Karl Berg i cili analizoi gjendjen mendore e përshkroi si një “psikopat narcizist” si dhe një “mbret të perversioneve seksualë” dhe vëzhgimet e tij i përmblodhi në një libër që e titulloi “Sadisti”. Historia e tij është bërë edhe motiv për realizimin e shumë filmave: I pari, ai i vitit 1931 me titull “M-MONSTRA E DYSELDORFIT” u xhirua nga Fritz Lang. Për herë të parë në historinë e kinemasë, protagonisti i filmit ishte një me devijime seksualë./Bota.al