Sport

Vazhdojnë rekordet për Interit, shiten mbi 65 mijë bileta për ndeshjen më Torinon

Skuadra e Interit pas rekordeve që ka shënuar në fushë, ka thyer dhe një rekord tjetër jashtë fushave. Ekipi i Spaletit ka vendosur rekord së bashku me tifozët,  të cilët po tentojnë  të vendosin një rekord në shkallët e stadiumit. Zikaltrit janë skuadra më e ndjekur në stadium, me një mesatare prej më tepër se 55 mijë tifozësh për ndeshje, duke lënë pas Juventusin e Milanin, por kjo shifër premton të rritet edhe më shumë.

Tregues i qartë i këtij fakti është ndeshja me Torinon, ku drejtuesit e klubit njoftojnë se janë shitur tanimë rreth 70 mijë bileta dhe janë hedhur në shitje edhe ato për unazën e 3-të të ‘San Siro-s’, gjë që mund të thellojë më shumë rekordin.  I vetmi takim ku zikaltrit e mbushën stadiumin, ka qenë ai në derbin me Milanin, por aty u futën edhe shumë tifozë kuqezinj, ndërsa pjesëmarrja e madhe në ndeshjen që do të luhet mesditën e të dielës ndaj Torinos, ngroh atmosferën dhe motivon skuadrën zikaltër.

Leave a Reply

Back to top button