Rezultatet negative dhe vendi i 11 në renditjen e serisë A ishin një skenar i paparashikuar për drejtuesit e Milanit që pas merkatos emocionuese të verës dhe shumë lojtarëve të rinj, mendonin se në 9 javët e para do të ishin më lart në hierarki. Atmosfera është e tensionuar në kampin e kuqezinjve dhe si për ta shtuar këtë gjendje, menduan dhe polemikat për shiritin e kapitenit të Bonuçit.
Në një konferencë për shtyp trajneri i Milanit hodhi poshtë të gjitha kritikat. “Nga verifikimet e mia më rezulton që Bonucci asnjëherë nuk ka braktisur rolin e kapitenit, asnjëherë nuk ka bërë një hap pas dhe pjesa tjetër janë vetëm lajme shqetësuese. Është e kuptueshme që dëgjoj edhe për emra trajnerësh të rinj por unë jam i motivuar dhe e ndjej që skuadra është gati për të shpërthyer” tha trajneri Montella.
Kuqezinjtë do të luajnë të mërkurën në orën 20:45 në Verona kundër Chievos.