Bota

Vazhdon fshesa, Turqia pezullon më shumë se 9100 policë

Turqia pezulloi më shumë se 9,100 oficerë policie me lidhje të dyshuara me grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar, sipas raporteve të medias lokale. Zyrtarët po hetohen për lidhje të dyshuara me klerin amerikan Fethullah Gulen, një ish-aleat i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili tani akuzohet nga qeveria se u përpiq ta rrëzojë me forcë korrikun e kaluar.

Ai erdhi pasi autoritetet lëshuan urdhëra për paraburgim për 3,224 njerëz, për lidhjet e tyre të dyshuara me lëvizjen guleniste, në një goditje mbarëkombëtare kundër mbështetësve të Gylenit. Më shumë se 1,000 vetë ishin arrestuan tashmë nga autoritetet turke, të akuzuar se në emër të Gylenit, kishin infiltruar policë mbështetës të lëvizjes së tij, në të gjithë vendin. Spastrimi ishte një nga operacionet më të mëdha kundër mbështetësve të dyshuar të klerikut. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button