Kuriozitete

Vdekja e Edgar Alen Po-së

Screen Shot 2015-06-04 at 19.07.34

Nga Seria: Histori me komplote, faktet përballë supozimeve

Autori i “Korbi” u largua nga Nju Jorku në 1849 për në Richmond, por mundi të arrijë vetëm deri në Baltimorë, aty ku një kalimtar i rastit vuri re shkrimtarin delirant dhe inkoherent të përmbysur përpara një bari në 3 tetor. Ai ishte dërguar menjëherë në një spital, ku vdiq katër ditë më vonë. Gazetat vendëse thanë se Po kishte vdekur për shkak të “një kongjestioni në tru”, një eufemizëm i zakonshëm në atë kohë për vdekjet nga helmimi prej alkoolit. Por, studiuesit zbuluan më vonë se zërat për abuzimet e shkrimtarit me drogë dhe me alkool ishin të ekzagjeruar, sidomos nga kritikë letrarë hakmarrës si Rufus Grisuld. Certifikata e vdekjes, nëse kjo ka ekzistuar ndonjëherë, nuk është gjetur kurrë.

Disa historianë besojnë se Po mund të ketë vuajtur nga tërbimi, kolera apo sifilizi. Por për arsye se Po u shfaq në rrugë pikërisht në të njëjtën ditë kur po zhvillohesnin zgjedhjet në të gjithë qytetin, të tjerë argumentojnë se Po ra viktimë e një praktike që përdorej shpesh herë nga politikanët e korruptuar në atë kohë, të cilët paguanin banditë që të rrëmbenin njerëz, sidomos ata të pastrehët, t’i drogonin, t’i maskonin dhe më pas t’i merrnin zvarrë në qendrat e votimit në të gjithë qytetin dhe shtetin. Kjo mund të shpjegojë të paktën arsyen përse Po u shfaq në Baltimorë me rroba që nuk ishin të tijat./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button