Bota

Vdekja e mistershme e Mikhail Lesin, pararendësi i “fuqisë së butë” ruse

Screen Shot 2015-11-09 at 17.39.31

U gjend i vdekur të enjten që lamë pas në një hotel në Uashington, por vdekja e Mikhail Lesin, 57 vjeç, nuk shkaktoi zhurmë se ajoe Boris Berezovskij apo Boris Nemtsov.

Ndoshta për shkak se Mikhail Lesin ka qenë një njeri i afërt me Putin dhe nuk besohet se presidenti rus të ketë gisht në vdekjen e tij.

Në raportin mjekësor thuhet se Lesin vdiq nga një infarkt, por familjarët mendojnë ndryshe megjithëse nuk dinë të thonë shkakun e saktë të vdekjes.

Me siguri Mikhail Lesin ishte një person që i papërshtatshëm në skenarin aktual që sheh si protagonistë Amerikën dhe Rusinë që po sfidojnë njëra tjetrën në skenarin e “fuqive të buta”.

I cilësuar si “spin doctor” i mediave ruse, ai u zhvendos para pak vitesh në SHBA ku FBI nisi një hetim me frikën se investimet e tij në pasuri të patundshme ishin pastrim parash të pista.

Por ndoshta Lesin nuk kishte nevojë për të fituar më shumë para nga sa kishte. Oligarku rus themeloi në 1987 bashkë me disa ortakë Video International, ajo që sot është agjencia më e madhe koncesionare e reklamave në Rusi. Ai ishte madje disa kohë edhe ministër i Informacionit në mandatin e parë të Putin, nga 1999 deri në 2004.

Por rezultati më i mirë i arritur nga Lesin është ndoshta krijimi i rrjetit Russia Today, një kanal në gjuhën angleze themeluar në 2005, në kuadër të programit “soft power” të nisur nga Kremlini për të luftuar stuhinë rusofobe të nisur nga mediat perëndimore.

Prej disa vitesh në fakt Rusia ka zëvendësuar kallashnikovin me Russia Today për të luftuar fuqitë e mëdha perëndimore duke marrë rezultate të kënaqshme.

Dhe falë suksesit të Russia Today të arritur në këto dhjetë vite, agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, nisi projektin Sputnik, që do të thotë satelit, duke shpërndarë informacione në shumë vende.

Dhe pikërisht kjo hapje mediatike e Rusisë e trembi perëndimin dhe sidomos Amerikën.

Ndaj me të drejtë shumë analsitë skeptikë shprehen se vdekja e Lesin nuk mund të jetë aq normale sa duket.

Por pikëpyetjet e tyre janë shumë: a u vra Lesin? Dhe nëse u vra kush kishte më shumë interes ta hiqte qafe, Amerika apo miku i tij i dikurshëm Putin?/Përgatiti Amarildo Lumani / TemA

Leave a Reply

Back to top button