Vdekja nuk është asgjë.
Thjesht kam kaluar në anën tjetër:
është sikur të jem fshehur në dhomën përbri.
Unë jam gjithmonë unë dhe ti je gjithmonë ti.
Ajo që ishim më parë përnjëri-tjetrin, jemi ende.
Thirrmë me emrin që më ke thirrur gjithmonë, që e ke të njohur;
folmë me të njëjtën dashuri që më ke folur gjithmonë.
Mos ndrysho tonin e zërit, mos merr pamje solemne apo të trishtë.
Vazhdo të qeshësh me atë që na bënte të qeshnim,
me ato gjëra të vogla që aq shumë na pëlqenin
kur ishim bashkë.
Lutu, buzëqesh, më mendo!
Emri im të jetë gjithmonë fjala e njohur e dikurshme:
thuaje pa gjurmën më të vogël të hijes a trishtimit.
Jeta jonë ruan gjithë domethënien që ka patur gjithmonë:
është e njëjta si më parë, ka një vazhdimësi që nuk këputet.
Pse duhet të jem jashtë mendimeve të tua dhe mendjes tënde, vetëm sepse jam jashtë pamjes tënde?
Nuk jam larg, jam në anën tjetër, mu mbrapa qoshes.
Rri e qetë, gjithçka shkon mirë.
Do ta rigjesh zemrën time,
do të gjesh butësinë e pastër.
Fshiji lotët dhe mos qaj, nëse më do:
buzëqeshja jote është paqja ime.
Henry Scott Holland (1847-1918) ishte një teolog dhe shkrimtar britanik, Profesor në Universitetin e Oksfordit.