Letersi

“Vdekja nuk është gjë”! Poezia më e bukur nga Henry Scott Holland…

Henry Scott Holland (27 janar 1847 – 17 mars 1918) ka qenë një teolog dhe shkrimtar britanik, profesor në “Universitetin e Oksfordit” dhe anëtar i “Kishës së Krishtit”. Leksionet dhe konferencat e mbajtura prej tij qarkullojnë ende si shembull për gjeneratat e reja të pëdagogëve dhe studentëve, sidomos në shkollat fetare. Më poshtë do të lexoni një nga poezitë më të bukura të tij, e cila shpesh përdoret edhe si identifikuese e tij si shkrimtar:

Vdekja nuk është gjë

Vdekja nuk është gjë.

Unë thjesht kalova në anën tjetër:

është njësoj si të isha fshehur në dhomën ngjitur.

Gjithçka është njësoj,

unë jam gjithmonë unë dhe ti je gjithmonë ti.

dhe jeta që jetuam kaq mirë bashkë, mbetet e pandryshuar dhe e paprekur.

Ajo që ishim për njëri-tjetrin, vazhdojmë të jemi.

Më thirr ashtu siç më thërrisje përherë, ashtu siç të duket familjare.

Më flit me të njëjtën dashamirësi që më ke folur përherë.

Mos e ndrysho tonin e zërit, mos mbaj qëndrim të trishtë apo solemn.

Vazhdo të qeshësh me gjërat që të bëjnë të qeshësh,

me gjërat e vogla që të pëlqenin aq shumë

kur ishim bashkë.

Lutu, buzëqesh, më mendo.

Emri im duhet të të duket po aq familjar, sa më parë:

shqiptoje pa gjurmën më të vogël të trishtimit.

Jeta jonë ruan ende gjithë domethënien që ka pasur:

është njësoj si më parë, ka një vazhdimësi të pandërprerë.

Pse duhet të jem jashtë mendimeve dhe mendjes tënde,

vetëm se jam jashtë shikimit tënd?

Nuk jam larg, jam në anën tjetër, diku aty tek cepi.

Jam shumë mirë, gjithçka po shkon mirë.

Do ta gjesh zemrën time,

do ta gjesh butësinë e pastër.

Fshiji lotët dhe mos qaj, nëse më do:

Buzëqeshja jote është paqja ime…

Leave a Reply

Back to top button