Tenistja çeke humbi betejën me jetën në luftën kundër kancerit. Ajo është fituesja e Wimbledon-it në vitin 1998, ishte numri 1 në lojën dyshe dhe bën pjesë në sallonin e famës në këtë sport. Në raste të tilla sillen ndër mend fitoret e sportistëve, por në rastin e Janës ka një imazh që më shumë për çmimin e titullit në vitin 1998, do të kujtohet për një imazh më emocionues që ndodhi para 5 vitesh të këtij trofeu. Në vitin 1993, 25 vjeçe, ishte hera e parë në finale e Grand Slam-it dhe u përball me Stefi Graff, e konsideruar nga të gjithë më e mira e të gjitha kohërave. Në atë ndeshje u shqua veçanërisht për luftën e saj dhe humbi 4-1 në setin e tretë. Gjatë marrjes së çmimit nuk mundi të mbante lotët dhe u ngushëllua nga Dukesha e Kentit.
“Mos u shqetëso! E di që do ta fitosh ndonjë ditë.” – ishin fjalët e dukeshës, pjestare e familjes mbretërore britanike, shpatullat e së cilës lageshin nga lotët e Novotnës.
Kjo skenë mbeti në kujtesën e fanatikëve të historisë së sportit të bardhë. Ky veprim pati më shumë jehonë sesa vetë ndarja e çmimeve. Një herë të vetme në histori ovacioni maksimal ishte për humbësin.
“Ajo është një grua mjaft e këndshme. Kur më tha se do ta fitoja një ditë, thjesht ajo e dinte se do ta fitoja, nuk munda të përmbahem!” – u shpreh më vonë Jana. Në vitin 1998 dhe pas një finaleje të humbur vitin paraardhës, arriti atë që aq shumë e kërkonte. “Dukesha ma kujtoi se nëse do të kthehesha për herë të tretë do të ishte e treta ime me fat”- u shpreh me respekt në ndeshjen kundër Martina Hingis, në 1997. Me një rezultat prej 6-4 dhe 7-6 triunfoi kundër francezes Nathalie Tauziat. “Jam e sigurt se dukesha e dinte se çfarë do të thoshte për mua. Më tha se ishte mjaft e lumtur që kisha fituar kampionatin,” – do ta kujtonte kështu Novotna atë moment. Novotna fitoi 13 turne të Grand Slam-it. Dyshe fitoi 4 Wimbledon, 3 Roland Garros, 3 US Open dhe 2 Open Australia. Wimbledon ’98 ishte titulli i saj i vetëm individual. Viti 2005 e futi atë në sallonin e famës ndërkombëtare të tenisit. / Bota.al